Ndërroi jetë muzikanti i madh Ferus Mustafov

Në moshën 72-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, mbrëmë ka ndërruar jetë mbreti i muzikës rome, Ferus Mustafov. Ai do të varroset në vendlindjen e tij në Shtip, ku ka jetuar me familjen e tij, transmeton Portalb.mk.

Ai e filloi karrierën e tij profesionale në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, ndërsa studioi për violinë dhe klarinetë në akademinë e muzikës. Edhe pse ishte multi-instrumentalist, ai ishte më i njohur për saksofonin e tij. Ka publikuar disa albume me një repertor të pasur të muzikës popullore.