Musk paralajmëroi që lufta e tij me Zuckerbergun do të transmetohet drejtpërdrejt në “X”

Elon Musk ka thënë që dueli i tij me Mark Zuckerbergun  do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën e mediave sociale “X”, e njohur më parë si Twitter.

“Beteja Zuck-Musk do të transmetohet drejtpërdrejt në X. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi, për veteranët”, thuhet në postimin e Musk në profilin e tij në “X”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Më herët Musk kishte thënë në “X” se ka ngritur pesha gjatë gjithë ditës, për t’u përgatitur për luftën, duke shtuar se ai nuk kishte kohë për të ushtruar kështu që i merr peshat në punë.