MPJ: Një pasagjer është mbajtur në spital, 11 të tjerët kanë dalë pas aksidentit të autobusit nga Maqedonia në Itali

Një pasagjer është mbajtur në spital, ndërsa 11 pasagjerët e tjerë janë liruar në shtëpi, pas aksidentit të djeshëm të trafikut në autobusin me turistë nga Maqedonia e Veriut në Itali, transmeton Portalb.mk.

“Lidhur me aksidentin e djeshëm në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë informacion përmes Ambasadës në Romë se pas marrjes së ndihmës përkatëse mjekësore për lëndime të lehta në spitalin e qytetit San Benedetto del Tronto, shtetas të Maqedonisë së Veriut, dje janë liruar 11 pasagjerë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa pasagjeri i 12-të, shtetasi ynë ndodhet në spitalin e Ankonës, ku sot do t’i nënshtrohet një operacioni për lëndime në këmbë dhe në krah”, thonë nga MPJ.

Nga aty, shtojnë se përmes Ambasadës në Romë, mbeten në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Me 4 prill, u aksidentua një autobus nga Maqedonia e Veriut është djegur, për çka edhe ka ndërruar jetë një person.

Raportohet që aksidenti ka ndodhur në autostradën ndërmjet qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona.

Ministria theksoi që është në komunikim me autoritetet italiane në zbardhjen e rastit.