U aksidentua një autobus i Maqedonisë së Veriut në Itali, raportohet për të vdekur dhe të lënduar

  1. Ministria për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka raportuar që një autobus nga Maqedonia e Veriut është djegur, për çka edhe ka ndërruar jetë një person, transmeton Portalb.mk.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin mori pjesë edhe një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut, me ç’rast në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit R. I. (1965), shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa 12 pasagjerë, poashtu shtetas tanë, kanë marrë lëndime të lehta.

Raportohet që aksidenti ka ndodhur në autostradën ndërmjet qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona.

Ministria theksoi që është në komunikim me autoritetet italiane në zbardhjen e rastit.