Policia Financiare në Maqedoninë e Veriut me padi për pesë persona për shmangie të tatimit

Pesë persona fizik dhe një juridik janë paditur nga Drejtoria për Polici Financiare në lidhje me dyshimet rreth shmangies së tatimit, transmeton Portalb.mk.

“Si rezultat i procesit disamujor parahetimor, deri te Prokuroria Themelore Publike në Manastir janë ngritur kallëzim penal ndaj 5 personave fizik dhe një personi juridik”, sqaroi Policia Financiare.

Ata dyshohen për shmangie tatimit, falsifikim të regjistrit, falimentim të qëllimshëm, mashtrim në tatim, keqpërdorim detyrës zyrtare dhe vepra tjera të dënueshme në bazë të Kodit Penal.

Ata dyshohet se e kanë dëmtuar Buxhetin e Maqedonisë së veriut në vlerë prej 19 447 640 denarë.