Ministria publikoi listën me 2 470 nxënës të Maqedonisë së Veriut që kanë fituar bursa
Rezultatet e Konkursit për ndarjen e 900 bursave për mbështetje sociale të nxënësve dhe Konkursit për ndarjen e 1570 bursave për nxënësit e përfshirë në paralelet duale, u publikuan nga Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Aplikantët e pakënaqur nuk duhet të dorëzojnë ankesa para se të marrin vendimin. Për aplikantët e mitur, ankesat duhet të dorëzojnë së bashku me prindër/tutor”, sqaroi Ministria.
Ministria sqaroi që vendimi për çdo aplikant do të publikohet në portalin e-uslugi.gov.mk në pjesën “Aplikimet e mia”, në kolonën “Dokument për vendim”. Në momentin që merren ankesat, nxënësit kanë mundësi 15 ditë që të dërgojnë ankesën.