Kjo është sasia e arit rezervë që e ruan Maqedonia e Veriut në bankën e Anglisë
Maqedonia e Veriut prej vitit 2010 është duke ruajtur një rezerva të arit në Angli. Në depon e arit për vizitë ishte guvernatori i Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërjen e rezervave valore përfshin edhe 6.9 ton ari monetar, me një vlerë të tregut prej 800 milionë euro”, raportoi Banka Popullore.
Guvernatori Trajko Sllavevski së bashku me ekipin e ekspertëve ishte në Trezorin e Bankës në Angli ku e konfirmoi cilësinë dhe sigurinë e arrit të Maqedonisë së Veriut, bazuar në numrat serik.
Banka raportoi që Thesari i Bankës në Angli ruan ari në vlerë miliarda funta.