Ministria e Mbrojtjes së bashku me Ushtrinë e RMV-së shënuan ditën e pavarësisë në parkun e qytetit (FOTO)

Me rastin e festës së Pavarësisë së RMV-së, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe pjesëtarët e ushtrisë së bashku me qytetarët e Maqedonisë së Veriut morën pjesë në ditën e hapur që u organizua së bashku me pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në parkun e qytetit, raporton Portalb.mk.

“Ushtria ekziston për qytetarët dhe sigurinë e tyre dhe pikërisht këtë festë të madhe kombëtare, 8 shtatorin, ushtarët e kaluan së bashku me qytetarët e Maqedonisë së Veriut” thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në ditën e hapur u prezantuan edhe një pjesë e pajisjeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe disa nga automjetet e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu qytetarët kishin mundësinë të ndiqnin performancën e Orkestrës së Ushtrisë.

 

Automjetet e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, foto: Ministria e Mbrojtjes
Automjetet e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, foto: Ministria e Mbrojtjes
Orkestra Ushtarake në ditën e pavarësisë së RMV-së, foto: Ministria e Mbrojtjes
Orkestra Ushtarake në ditën e pavarësisë së RMV-së, foto: Ministria e Mbrojtjes

 

Përndryshe, Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 32-vjetorin e pavarësisë së saj. Ky përvjetor e gjen shtetin si anëtar të NATO-s dhe si shtet aspirues për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut e cila në 2005 fitoi statusin e “vendit kandidat”, pasi të bëjë ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga protokolli bilateral i nënshkruar me Bullgarinë, do të fillojë të hapë kapitujt për anëtarësim në BE.