Me këngë e valle sot u përurua Qendra Kulturore Shqiptare e Zagrebit

Sot në Zagreb u përurua me këngë e valle hapja e Qendrës Kulturore Shqiptare e cila do të jetë një qerthull që do t’i bëjë bashkë shqiptarët me trajtesat, promovimet, festat e shumë aktivitete të cilat edhe ashtu i ka pasur të shpeshta, njofton Portalb.mk.

Inagurimi i Qendrës Kulturore Shqiptare në Zagreb
Inagurimi i Qendrës Kulturore Shqiptare në Zagreb

Shuip Ziberi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar i Qytetit të Zagrebit, sot me miqtë tij ndau lajmin se prej sot shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci do të kenë qendrën e tyre kulturore. Hapja e kësaj qendre është bërë në mënyrë dinjitoze, me këngë e valle, me ceremoninë e hapjes ku nuk kanë munguar veshjet popullore dhe flamujt kuq e zi.

Hapja është bërë para përfaqësuesve të qeverisë së Kroacisë, përfaqësues nga presidenca kroate, Komuna e Zagrebit, ambasadorë të shumtë, ndërsa të pranishëm ishin dhe plot figura tjera të rëndësishme. Hapja e kësaj qendre dëshmon për marrëdhëniet e mira mes kroatëve dhe shqiptarëve.

Ziberi shkruan:

Inagurimi i Qendrës Kulturore Shqiptare në Zagreb
Inagurimi i Qendrës Kulturore Shqiptare në Zagreb

‘’Sot në Zagreb/24 shtator 2024 në ora 12 u hap në mënyrë solemne  “Qendra Kulturore Shqiptare” me hapësire mbi 650 metra katror ku janë vendosur zyrat dhe krejt aktivitetet e shqiptarëve që do të mbahen në këtë objekt të bukur.

Në hapje ishin nga Qeveria kroate, nga presidenca kroate, nga Qyteti i Zagrebit, ambasadorë, miqtë kroat, dhe shqiptarë nga gjithë Kroacia.

Hapja u përcoll me fjalë përshëndetëse dhe me program kulturo- artistik me këngë e valle të bukura shqiptare! E gëzofshim shqiptarë ! ‘’

Ziberi me redaksinë e Portalb.mk ka ndare edhe fotografitë dhe videot e atmosferës mbresëlënëse të krijuar me rastin e inaugurimit të kësaj qendre.

Kjo qendër do të menaxhohet nga Unioni Shqiptar në Kroaci me seli në Zagreb,ndërsa do të jetë një shtëpi e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë, e sidomos për ato që jetojnë në Zagreb.