Tërmet në Strugë me intensitet prej tre gradë

Në orën 11 është regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit ka qenë 119 km në jugperëndim nga Shkupi, në Shqipëri, transmeton Portalb.mk.

Tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimor të shtetit, në Strugë dhe rrethinë, me intensitet prej 3 gradë sipas shkallës evropiane makroeizmike, njoftuan nga Observatori Sizmologjik.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i stacioneve seizmologjike të instaluara në territorin tonë, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, sot më 24.02.2024 në ora 11:00 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet 119 km në jugperëndim të Shkupit, në Republika fqinje të Shqipërisë, me magnitudë lokale të Rihterit M L 3.1”, njoftuan prej aty.