Me burime rinovuese në Maqedoninë e Veriut pritet të përgjysmohet sasia e energjisë elektrike të importuar, vlerërsoi Bisilmovski

Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje në sferën e energjetikës me qëllim integrimin e kësaj fushe, duke mundësuar që tregtarët nga të dy vendet të shesin energji elektrike pa pengesë, transmeton Portalb.mk.

“Me nënshkrimin e memorandumit në mënyrë të ndërsjellë pranohen licencat e dhëna për furnizim/tregti me energji elektrike. Integrimi i tregjeve rajonalë është hap që çon drejt një tregu të vetëm të energjisë elektrike të Bashkimit Evropian”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetari i Komisionit Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit në RMV.

Ai e ka nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit së bashku me Ymer Fejzullahun, kryetarin e Zyrës së Rregullatorit për Energji në Republikën e Kosovës.

“Vendosje strategjike dhe realizim të qëllimeve, të cilat do të sjellin siguri, stabilitet, varësi më të ulët dhe prodhim më të madh. Fokusi jonë drejt tranzicionit dhe investimeve në BRE do ta përgjysmojë importin e energjisë elektrike, i cili para krizës ishte 30 %, ndërsa tani është 15%,“ deklaroi Bislimoski.

Bislimovski vlerësoi që ky memorandum do të motivon prodhuesit që të krijojnë sa më shumë energji elektrike nga burimet e rinovuese.

„Përmes kësaj marrëveshjeje, i hapim dyert për mundësi të reja për furnizuesit dhe tregtarët me energji edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut duke ulur pengesat administrative që tregtarët të hyjnë në këto dy tregje“, deklaroi Fejzullahu.

Ndryshe,  Maqedonia e Veriut në muajin prill të këtij viti ka arritur të shpenzon 575 829 MWh energji elektrike, ashtu që gjithë konsumi i brendshëm i energjisë elektrike është i siguruar nga prodhimi i brendshëm i energjisë elektrike.

Përmes termocentraleve të erës është prodhuar 2.4 % e gjithë energjisë së prodhuar, nga termocentralet diellore 0.5 %, nga bimët e biogazit (0.9 %), kurse nga termocentralet 47.5 %, termocentralet e kombinuara 23.9, kurse nga hidrocentralet 24.9 %).