Vetëm 2.9 % e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga panelet diellore dhe turbinat e erës

 Maqedonia e Veriut në muajin prill të këtij viti ka arritur të shpenzon 575 829 MWh energji elektrike, ashtu që gjithë konsumi i brendshëm i energjisë elektrike është i siguruar nga prodhimi i brendshëm i energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk.

Përmes termocentraleve të erës është prodhuar 2.4 % e gjithë energjisë së prodhuar, nga termocentralet diellore 0.5 %, nga bimët e biogazit (0.9 %), kurse nga termocentralet 47.5 %, termocentralet e kombinuara 23.9, kurse nga hidrocentralet 24.9 %).

Te kaldaja publike dhe termocentralet e kombinuara shpenzohet 87.8 % e gjithë gazit natyrore që shpenzohet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 99.1 % e gjithë qymyrit që shpenzohet në vend shpenzohet në termocentrale (456.744.000 tonë).

“Në prill 2023, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 575 829 МWh energji elektrike, 35.898 mil. nm3 gaz natyror, 461 047 ton qymyr dhe 93 326 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.