Më 9 gusht do të ketë mbrëmje të BE-së në Festivalin Veror të Ohrit
Të dielën, më 9 gusht 2026, Delegacioni i Bashkimit Evropian organizon mbrëmjen tradicionale të BE-së në kuadër të Festivalit prestigjioz Veror të Ohrit, transmeton Portalb.mk.
Koncerti i këtij viti, Last Rose of Summer, do të sjellë në skenë tre muzikantë të vlerësuar ndërkombëtarisht: Johanna Keszei (flautë), David Tobin (violinë) dhe Finghin Collins (piano).
Performanca do të mbahet në orën 21:00, në Kishën e Shën Sofisë.
Tashmë në vitin e saj të nëntëmbëdhjetë radhazi, Mbrëmja e BE-së është bërë traditë e festivalit/
Përmes këtij partneriteti afatgjatë, Bashkimi Evropian ka sjellë në Ohër disa nga artistët më të shquar të Evropës, duke nxitur dialogun ndërkulturor, përsosmërinë artistike dhe shkëmbimin kulturor.
Mbrëmja e BE-së u inaugurua në vitin 2007 me një performancë të Orkestrës Baroke të Bashkimit Evropian dhe që atëherë është shndërruar në një simbol të angazhimit të qëndrueshëm të Bashkimit Evropian për mbështetjen e kulturës dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin më të gjerë.
Ngjarja do të organizohet nga Ben NUPNAU, i ngarkuar me punë a.i. i Delegacionit të BE-së.