Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të mbahen më 18 tetor
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të mbahen më 18 tetor, zgjedhjet mbahen pasi javë më parë ndërroi jetë kryetari i komunës, raporton Portalb.mk.
Sipas Kodit Zgjedhor dhe ligjeve në fuqi, këtë vendim sot e nënshkroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
“Pres nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Bërvenicës dhe të gjitha organet e angazhuara për zbatimin e këtij vendimi, ta zhvillojnë procesin zgjedhor me profesionalizëm, paanshmëri dhe në respekt të plotë të ligjit dhe procedurave”, tha Gashi.
Ai u bëri thirrje të gjithë kandidatëve dhe subjekteve politike që fushatën ta zhvillojnë me dinjitet, duke garuar me programe, ide dhe vizion për zhvillimin e komunës, e jo me gjuhë përçarëse apo veprime që cenojnë besimin e qytetarëve në procesin demokratik.
Në ndërkohë, Këshilli Komunal i Bërvenicës e emëroi Robert Millosheskin si ushtrues detyre kryetar i komunës, ai e mbante pozitën e kryetarit të këshillit komunal, ndërsa në vend të tij si kryetar këshilli u vendos Mirosllav Dailovski.
Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica lievski, vdiq në qershor të këtij viti. Ai ishte kryetar i Komunës së Bërvenicës që nga viti 2021, ai e fitoi mandatin e dytë në krye të kësaj komune në zgjedhjet e fundit lokale në 2025.