Më 27 qershor në Shkup do të mbahet Festivali “Sound of Green”, hyrja falas

Më 27 qershor në Parkun e Qytetit në Shkup do të mbahet Festivali Sound of Green, i organizuar nga Pakomak dhe Password Production. Në skenë do të ngjitet Lakna, artiste zvicerane që kombinon popin, neo-soulin dhe R&B, e cila performon në orën 18:00. Pas saj do të vijojnë grupe nga Maqedonia e Veriut, Polonia dhe Serbia. Hyrja është falas dhe festivali mbështetet nga ambasadat zvicerane dhe franceze në Shkup dhe institucione kulturore ndërkombëtare, transmeton Portalb.mk.

“Ambasada Franceze i është bashkuar Ambasadës Zvicerane për të ftuar Laknan, një artiste zvicerane frëngjishtfolëse që bashkon popin, neo-soulin dhe R&B në muzikën e saj, në Festivalin Sound of Green, të bashkëorganizuar me Pakomak dhe Password Production më 27 qershor (e premte), duke filluar në orën 12:00 në Parkun e Qytetit (Shkolka)”, thuhet në njoftim.

Lakna do të fillojë të luajë në orën 18:00 dhe do të pasohet nga grupe nga Maqedonia e Veriut, Polonia dhe Serbia.

Festivali mbështetet nga Ambasada Zvicerane në Shkup, Ambasada Franceze në Shkup, Instituti Adam Mickiewicz, Ministria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare e Republikës së Polonisë dhe Fakulteti i Shkupit.

Hyrja është falas.