Prej nesër e deri më 27 qershor, Tetova do të jetë nikoqire e kampionatit ballkanik të volejbollit në rërë
Nga data 25-27 Qershor, në sheshin “Iliria” të Tetovës do të fillojë kampionati ballkanik i volejbollit në rërë. Në këtë kampionat do të marrin pjesë 6 shtete, në kategori të djemve dhe vajzave, transmeton Portalb.mk.
Me datë 25 qershor, në ora 9:00 fillon ndeshja hapëse e kampionatit, ndërsa hapja zyrtare e kampionatit do të jetë të njëjtën ditën, në ora 20:00 në mbrëmje.
“Ejani së bashku të shijojmë kampionatin ballkanik në volejboll. Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Turqia, Moldavia dhe Romania do të zbarkojnë në sheshin “Iliria”, thonë nga Komuna e Tetovës.