Më 10 nëntor do të mbahet edicioni i 17-të i TOP 100 për kompanitë më të suksesshme në Maqedoni
Më 10 nëntor 2026 do të mbahet edicioni i 17-të i ngjarjes ekonomike TOP 100™, përmes së cilës vlerësohen dhe shpërblehen kompanitë për arritjet e tyre dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të vendit, njoftoi Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, transmeton Portalb.mk.
“Ju informojmë se këtë vit organizohet edicioni i 17-të i TOP 100™ 2026, ngjarja më e rëndësishme ekonomike në vend, përmes së cilës vazhdojmë traditën shumëvjeçare të vlerësimit dhe shpërblimit të kompanive që, me arritjet e tyre, kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në ndërtimin e së ardhmes së vendit tonë”, thonë nga OEMV.