Mbi 38 mijë familje në Maqedoninë e Veriut shfrytëzojnë ndihmën e garantuar minimale
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 38 627 kryefamiljare që kanë shfrytëzuar gjatë vitit 2024 ndihmën e garantuar minimale. Ky është numri i ekonomive familjare që shfrytëzojnë këtë mundësi, transmeton Portalb.mk.
“Nga të drejtat e përgjithshme të mbrojtjes sociale te shfrytëzuesit e mitur, pjesëmarrje më të madhe, prej 46.7%, kanë shërbimet e mbrojtjes sociale”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Shfrytëzues të mbrojtjes sociale në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 janë 72 337 qytetarë, ashtu që 14 678 janë të mitur, ndërsa 57 659 janë të mitur.
“Nga të drejtat e përgjithshme të mbrojtjes sociale te shfrytëzuesit e rritur, pjesëmarrje më të madhe, prej 84.3%, kanë shërbimet e mbrojtjes sociale”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Maqedonia e Veriut numëron 43 institucione – shtëpi për persona të rritur ku janë të vendosur 2 045 shfrytëzues.