Javën tjetër do të fillojë regjistrimi në shkollat e mesme, ndërsa më 25 qershor regjistrimi në konvikte
Regjistrimi i semimaturantëve në shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut do të fillojë më 14 qershor. Afati i parë do të zgjatë deri më 17 qershor, transmeton Portalb.mk.
Afati i qershorit për regjistrim elektronik në shkollat e mesme është prej 14 qershorit (00:00) e deri më 17 qershor (23:59). Ndërsa mundësia e dytë e afatit të qershorit do të jetë më 30 qershor (00:00-23:59).
Afati i gushtit do të jetë më 21 gusht prej orës 00:00 e deri në ora 15:00, në shkollat ku ka vende të lira për regjistrim.
Konkursi për regjistrim në konvikt është hapur për 2 427 vende të lira pune për 17 konvikte të ndryshme shtetërore. Regjistrimi fillon më 25 qershor, ndërsa do ë zgjatë deri më 10 korrik, ndërsa akomodimi i nxënësve do të fillojë prej 29 gushtit.
“Nxënësit duhet të jenë të regjistruar në planin dhe programin mësimor të cilët nuk janë të përfaqësuara në komunën/rajonin, gjegjësisht Qytetin e Shkupit ku nxënësi ka vendbanim të përhershëm”, theksohet në Konkurs. Aplikimi bëhet në formë elektronike në www.e-uslugi.mon.gov.mk ose në konvikt.