MASh premtoi se dëftesat këtë vit nuk do të vonohen si vitin e kaluar

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në kohë do t’i marrin dëftesat për vitin shkollor 2022-2023 , gjegjësisht në muajin qeshor, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sip njoftojnë, Byroja për Zhvillimin e Arsimit tanimë, nën kompetencën e së cilës është zbatimi i procedurës për prokurim të dokumentacionit pedagogjik për shkollat, përfshirë edhe dëtfesat, tanimë e realizoi këtë detyr, transmeton Portalb.mk.

“Sipas informacioneve të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, është lidhur marrëveshje me  operator ekonomik dhe tanimë është duke i dorëzuar dëftesat për të gjitha klasat, ndërsa përfundoi dorëzimi për nxënësit e klasës së katërt dhe të nëntë në arsimin fillor, si dhe për nxënësit nga vitet e fundit të arsimit të mesëm”, deklarojnë nga MASh.

Pas dorëzimit të plotë, secila shkollë përcakton në mënyrë individuale datat e dhënies së dëftesave për secilën klasë.

“Apelojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt pas përfundimit të vitit shkollor, e cila në përputhje me kalendarët për organizimin e punës shkollore zgjat deri më 14 qershor për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme deri më 9 qershor”, thonë nga MASh.

Vitin e kaluar nxënësit, prindërit dhe shkollat ​​nuk dinin se kur do të marrin dëftesat, pas çka më në fund u lidh marrëveshje për blerjen e tyre.

Dëftesat janë për nxënësit kurora e përfundimit të vitit shkollor, por vitin e kaluar ndarja e tyre tradicionale, që zakonisht bëhet në qershor, mungoi. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, nxënësit nuk dinin se kur do t’i merrnin dëftesat.