RMV, kompanitë kanë afat deri më 31 maj që të lidhin kontrata për mbështetje financiare të investimeve 

Kompanitë kanë afat deri më 31 maj që të lidhin kontrata për mbështetje financiare të investimeve. Përmes Ligjit për financa, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron mbështetje për investime për kompanitë që rrisin konkurrueshmërinë e tyre përmes proceseve të reja prodhuese, futjes së teknologjive të reja dhe krijimit të vendeve më të paguara të punës, transmeton Portalb.mk. 

“Në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve kemi futur masa të reja afirmative, e para prej të cilave është mbështetja e zhvillimit të balancuar rajonal, me të cilat kompanitë marrin një stimul shtesë për të investuar në rajonet më pak të zhvilluara. Kurse e dyta është një masë që inkurajon dhe mbështet kompanitë të investojnë në kërkim dhe zhvillim”, thonë nga kabineti i zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi.

Subjektet që mund të jenë përfitues të mbështetjes financiare janë subjektet afariste:

  • që kanë filluar një investim fillestar produktiv dhe
  • që kanë arritur një rritje të të ardhurave totale nga veprimet në vitin e fundit në krahasim me mesataren e tre viteve të mëparshme ose për një periudhë më të shkurtër nëse subjekti afarist është regjistruar dhe ka filluar të veprojnë në një periudhë më të shkurtër se katër vjet të llogaritur nga dita e paraqitjes të kërkesës për dhënie të mbështetjes financiare dhe
  • te të cilët numri mesatar i të punësuarve në vitin e fundit në krahasim me mesataren e tre viteve të mëparshme nuk është zvogëluar për më shumë se 5% ose për një periudhë më të shkurtër nëse subjekti afarist është regjistruar dhe ka filluar aktivitetin e tij në një periudhë më të shkurtër se katër vite të numëruara nga data e dorëzimit në kërkesë për dhënien e mbështetjes financiare.

Afatet

  • për lidhjen e kontratave për mbështetje financiare për investime – jo më vonë se data 31 maj
  • për paraqitjen e kërkesave për pagesën e mbështetjes financiare për investimet e realizuara në vitin paraprak – jo më vonë se 31 gusht

Llojet e mbështetjes financiare për të cilat subjekti afarist mund të aplikojë:

  • Mbështetje për të punësime të reja;
  • Mbështetje për vendosjen dhe avancimin e bashkëpunimit me furnizuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut;
  • Mbështetje për krijimin e formave organizative për zhvillim dhe kërkim teknologjik;
  • Mbështetje për projekte investuese me interes të madh ekonomik;
  • Mbështetje për rritjen e investimeve kapitale dhe të ardhurave;
  • Mbështetje për marrjen e subjekteve afariste në vështirësi dhe
  • Mbështetje për rritjen e konkurrueshmërisë në treg;
  • Mbështetje për investimet në rajonet më pak të zhvilluara për të inkurajuar zhvillimin e balancuar rajonal