Maqedonia e Veriut për një muaj ka dhënë 330 leje ndërtimi për objekte në vlerë 111 milionë euro

Në muajin prill në Maqedoninë e Veriut janë dhënë më pak leje ndërtimi sesa prillin e kaluar, por vlera e objekteve është rritur për 25 %, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit prill të vitit 2023 janë dhënë 330 leje ndërtimi, që është për 2.1 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që vlera e këtyre objekteve është 6 841 858 000 denarë.

Enti sqaroi që 43.9 % e lejeve janë për ndërtimet e larta, ndërsa 20 % për rikonstruim. Në gjysmën e lejeve për ndërtim, pronari është subjekt juridik.

Më së shumti leje ka dhënë komuna e Shtipi (24), Probishtipit (23), Bosilova (23), Bogovina (22), Strumica (17), Bërvenica (17), Tearca (14), Kërçova dhe Ohri (12), etj.