Maqedonia dhe Kosova me barazime në ndeshjet e Kampionatit Evropian

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka barazuar 1:1 me Italinë në stadiumin “Todor Proeski” në ndeshjen e vlefshme eliminatore për Kampionatin Evropian 2024. Ndërkaq, ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës përfundoi me 2:2.

Pjesa e parë e takimit Maqedoni – Itali në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 47-të kur Imoblije me kokë shënoi për 1:0. Pas pranimit të golit Maqedonia u hodh në kërkim të golit të barazimit, ndërsa ai erdhi në minutën e 81-të kapitenit Enis Bardhi shënoi super gol nga gjuajta e lirë.

Falë këtij supergoli përfaqësuesja e vendit siguron një pikë të rëndësishme kundër një kundërshtari të vështirë siç është kampionia e Evropës Italia.

Pas këtij barazimi përfaqësuesja e vendit mban pozitën e katërt në grup me 4 pikë aq sa ka edhe Italia në vendin e tretë.

Ndeshjen e radhës Maqedonia e Veriut e luan pas 3 ditësh kundër Maltës në transfertë.

Nga ana tjetër, ka përfunduar ndeshja tejet interesante ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka barazuar 2:2 me Zvicrën.

Heroi i “Dardanëve” ishte Vedat Muriqi me dy golat e tij (minuta e 65′ dhe minuta e 90+5′), kurse Amir Rahmani me autogolin e tij dhe Remo Freuler ishin golashënuesit e Zvicrës.

Me pikët e reja, Kosova renditet në vendin e pestë me katër pikë, krahas Zvicrës që zë vendin e parë me 11 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:2.