Lupço Palevskit i është caktuar burgim i përkohshëm në Turqi

Ministria e Drejtësisë njoftoi se Prokuroria Publike Republikane Belikesir-Turqi, personit Lupço Palevski, i cili është arrestuar me urdhër arrest  për veprën penale “Vrasje me dashje të fëmijës”, në pajtim me Ligjin 6706, neni 14, me qëllim të sigurimit të ekstradimit të personit në shtetin e cekur (RMV), në përputhje me nenin 16 të Konventës Evropiane për Ekstradimin e Kriminelëve, i është caktuar burgim i përkohshëm në kohëzgjatje prej  40 ditë, transmeton Portalb.mk.

Kujtojmë se Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe rasti bëri bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur dezinformata dhe një sërë spekulimesh. Më 3 dhjetor u  gjet trupi i saj i pajetë, gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Dy të vrarët nuk kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin, por për rrëmbimin e Vanjës u përdor vetura e Zhezhovskit.  Në po të njëjtën ditë kur u gjetën dy trupat, u caktua paraburgim për tre të dyshuaritVllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski. I dyshuar për përfshirje është dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për të cilin po ashtu u caktua paraburgim. Megjithatë i dyshuari kryesor për organizim dhe kryerësi të vrasjes, është Ljupço Palevski, i cili fillimisht u arratis, por me 5 dhjetor u arrestua në Turqi dhe iu caktua 40 ditë paraburgim ekstraduesProcedura e ekstradimit të Palevskit mund të zgjasë me muaj për shkak se Turqia mund të kërkojë dokumentacion shtesë. Në ndërkohë, pritet që Prokuroria të dalë me të dhëna shtesë për rastet, motivi i së cilave ende mbetet “përfitim financiar”