Në episodin e radhës të OpenMic në Portalb.mk biseduam me Ajshe Beqirin, logopede. Me Ajshen folëm rreth vështirësive që hasin fëmijët në procesin e të folurit, ajo na njoftoi mbi shkaqet dhe trajtimin e tyre që në moshë të vogël.
Gjithashtu me Ajshen biseduam rreth përgjegjësisë së profesionit të një logopedeje dhe edukatoreje speciale. Ajshja përmendi edhe disa politika të cilat ajo mendonte se janë të rëndësishme të ndërmerren në vendin tonë në këtë fushë.
“Një vështirësi që hasin prindërit te fëmijët duhet të këshillohen prej anës së profesionistëve”
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë!