Ligji për përfaqësim të drejtë ende nuk është dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ende nuk është dorëzuar për shqyrtim para deputetëve. Kreu i Kuvendit Afrim Gashi njoftoi se sapo të arrijë, do t’i respektojnë afatet e rregullores dhe do ta vendosë në seancë të rregullt plenare. Nuk është e qartë përse zvarritet procedura pasi ligji për përfaqësim, në Qeveri u miratua më 7 prill, raporton Alsat.