Federata e pezulloi stadiumin e Bashkimit pas ndeshjes kundër Strugës, ka ngritur procedurë ndaj Burakit dhe ekipit
Komisioni për ndeshje pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka konstatuar prishjes serioze të rendit në ndeshjen Bashkimi – Struga, për çka e ka suspenduar stadiumin e Bashkimit në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Strugës u zhvillua dje (19 prill) në kuadër të xhiros së XXVIII-të në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
“Pas mbarimit të ndeshjes, derisa delegati dhe ekipi i gjyqtarëve akoma gjendeshin në terren, ndodhi incidenti ku lojtarët dhe përfaqësuesit e ekipit mysafir u sulmuan nga persona të lidhur me ekipin vendas dhe shërbimi i rendit”, raportoi FFM-ja.
Ata theksuar se Burak Hida nga Bashkimi kishte sulmuar Miftar Shaqirin nga ekipi mysafir. Ndaj Burakit dhe Bashkimit është ngritur procedurë disiplinore deri te Komisioni disiplinor në FFM.
Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Strugës në stadiumin e Kumanovës mbaroi me rezultat 0-4.
Kujtojmë se Portalb.mk përmes një serie shkrimesh ka argumentuar se si mosndëshkimi i gjuhës së urrejtjes ndër vite ka rritur edhe më shumë këtë fenomen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosreagimi adekuat i MPB, prokurorisë dhe lëndëve të pakta me aktgjykim në gjykatë, e ushqejnë edhe më shumë gjuhën e urrejtjes. Këtë e vërtetuan edhe ekspertët e komunikimit politik si dhe organizatat që merren me gjuhën e urrejtjes në analizën e Portalb.mk rreth temës në fjalë.