Liderët e Maqedonisë së Veriut duhet ta kufizojnë përzierjen politike në gjyqësi, thotë Departamenti i Shtetit

SHBA do të vazhdojë të mbështesë qeveritë, partnerët nga shoqëria civile, media të pavarura dhe qytetarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe çrrënjosje të korrupsionit, thonë  nga pres-shërbimi i Departmentit të Shtetit, në përgjigjen se nëse SHBA-ja është një nga pesë shtetet që kanë siguruar ndihmë juridike ndërkombëtare për grumbullimin e dëshmive në hetimin për “Shkupi 2014“, për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, njofton Portalb.

“Lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor është prioritet kryesor i administratës së Bajdenit. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë qeveritë, partnerët nga shoqëria civile, mediat e pavarura dhe qytetarë në luftën kundër krimit të organizuar, çrrënjosjen e korrupsionit, rritje të transparencës, zbatimin e përgjegjësisë dhe përforcim plotësues të qeverisjes së të drejtës dhe institucioneve demokratike”, deklaroi zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Në deklaratë qëndron se “liderët e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë rezultate të fuqishme dhe të dukshme në luftën kundër korrupsionit, përmes përforcimit të pavarësisë institucionale dhe kufizim të përzierjes politike, posaçërisht në gjyqësi, që është me rëndësi esenciale për plotësim të qëllimeve për inkuadrim në BE dhe ndërtim të besimit të qytetarëve në Qeveri”.

Luftëtari në kalë, katër luanë, Goce Dellçev, Dame Gruev Nikolla Karev, Metodija Andonov Çento, Car Samoil, Justiniani i Parë, KAKÇM, themeluesit e VMRO-së. Këto janë 11 përmendoret për të cilët Prokuroria Themelore Publike pas shumë vitesh procedurë parahetimore, ka hapur hetim – nën dyshimin se 15 persona kanë larë para për punimin e tyre në Itali. Nga buxheti i qytetarëve, në mënyrë të paligjshme janë paguar për punimin e përmendoreve 57.5 milionë euro, ndërkaq në Itali janë punuar të njëjtat shumë më lirë. Paratë e mbetura, janë larë në mënyra të ndryshme dhe prej Italisë janë kthyer në RMV, por jo në buxhet, por në firma të ndryshme.

Në këtë rast si i dyshuar i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski, i dyshuar i dytë ish ministri i Financave Zoran Stavrevski, i dyshuari i tretë ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska, i dyshuar i katërt është ish kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Zdravev, i dyshuar i pestë ish kryetari i Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, ndërkaq e dyshuar e gjashtë është pasardhësja e tij, Violeta Alarova. Një prej të dyshuarve, i teti me radhë, është shtetas italian. Të gjithë bashkë, të bashkuar me emrin kodues “Feniks”, sipas Prokurorisë, kanë larë mbi 16 milionë euro nëpërmjet përmendoreve, ndërkaq siç tha prokurori Lubomir Lape, i cili e ka udhëhequr rastin “nën vellon e rëndësisë shtetëformuese të personaliteteve”.