Le të qëndrojmë në heshtje për 63 engjëjt tanë – tubim në orën 02:15 para “Puls”-it në Koçan
Në orën 02:15 pas mesnate para dikotekës së mëparshme “Puls” në Koçan do të mbahet tubim për të kujtuar dhe nderuar viktimat e tragjedisë së vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.
Ky tubim, sipas Shoqatës”16 mars 2025″, do të shënojënjë vit nga tragjedia në të ashtuquajturën diskotekë “Puls” në Koçan, në të cilin jetën e humbëën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.
“Le të qëndrojmë në heshtje për 63 engjëjt tanë. Do të shprehim respektin tonë me një minutë heshtje. Në orën 02:32, momenti që e ndryshoi Koçanin përgjithmonë. Le të dëshmojë drita se nuk harrojmë. Le të flasë heshtja për dashurinë që mbetet”, thuhet në postimin e Shoqatës në Fejsbuk.
Këtë fundjavë me ngjarje të ndryshme u shënua njëvjetori i tragjedisë.
Para “Puls”-it sot u vendosën 63 zemra me emrat e viktimave, si përkjtues i të rinjve që humbën jetën atë natë.
Në organizkm të Qeverisë u mbajt Konferencë ndërkombëtare për aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan.
Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë.
Tetë muaj pas aksidentit, 37 të pandehur u ulën në bankën e të akuzuarve, nga të cilët 34 ishin individë dhe tre ishin persona juridikë. Pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, roje sigurie, nëpunës civilë dhe ish-kryetarë komune janë të akuzuar.
- LEXO: Në Shkup u mbajt Konferencë ndërkombëtare për aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan
- LEXO: Mickoski: Institucionet e Maqedonisë së Veriut reaguan më mirë në Koçan sesa ato zvicerane në Krans Montana
- LEXO: Të martën do të vazhdojë seanca për rastin “Pulse”
- LEXO: Në Kuvend u mbajt mbledhje përkujtimore për tragjedinë në Koçan, familjarët e pakënaqur
- LEXO: Dëshmitari për zarrin në Koçan: Para Koçanit, DNK pati tjetër incident me spërkatësit edhe në Gjevgjeli
- LEXO: Gjykata nuk e pranoi propozimin e avokatëve mbrojtës për të bashkuar procedurat në lidhje me zjarrin në Koçan
- LEXO: Një vit pas tragjedisë në Koçan, nisi kthimi i sendeve personale të viktimave dhe të mbijetuarve
- LEXO: Mbrojtja kërkoi rishikim të aktakuzës për zjarrin në “Puls” dhe tërheqje për një pjesë të policëve