Në Shkup u mbajt Konferencë ndërkombëtare për aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan
Në Shkup sot po mbahet Konferencë ndërkombëtare për aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjes pas zjarrit në Koçan, duke shënuar njëvjetorin nga tragjedia. Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetëror, ekspertë ndërkombëtar dhe profesionistë mjekësor nga rajoni dhe Evropa, njofton Portalb.mk.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se kjo ngjarje ka lënë plagë të thellë në shoqëri dhe se institucionet kanë përgjegjësi të mësojnë nga mësimet dhe të krijojnë sisteme të cilët do të jenë më të fuqishme nga lëshimet që sjellin deri në fatkeqësi. Deklaroi se dita e zjarrit ka qenë më e vështira në jetën e tij si njeri dhe si kryeministër.
Ai shtoi se përgjigjen e pyetjes se kush është fajtor duhet ta japë Peokueoria dhe gjykatata, e jo opinioni. Kryeministri sot i lexoi emrat e të gjithë viktimave në zjarrin në diskotekën “Puls”, pasi pardje prindërit e viktimave reaguan se në komemoracionin në Kuvend asnjë fëmijë nuk është përmendiur me emër dhe mbiemër.
Në fjalimin e tij Mickoski ka folur edhe për mobilizimin e shpejtë të shërbimeve shëndetësore dhe të sigurisë menjëherë pas fatkeqësisë, duke shprehur falënderim deri te mjekët dhe personeli mjekësor, si dhe deri te shtetet partnere nga Evropa të cilët përmes mekanizmave për mbrojtje civile i hapën klinikat e tyre të specializuara për shtetasit e lënduar nga Maqedonia. Ai tha se shteti do të vazhdojë t’ju ndihmojë familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve për shkak se, siç potencoi, kujdesi për ta është detyrë afatgjate e institucioneve.
Mickoski ka paralajmëruar edhe investime të reja në Koçan me qëllim që qyteti të zhvillohet dhe të bëhet vend më rezistues për jetesë. Siç tha, në vijim është përgatitja e projekteve infrastrukturore, rekonstruksion i rrugëve lokale dhe modernizim të sistemeve komunale.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dërgoi falënderim për më shumë se 400 punonjësit shëndetësor nga sektori publik dhe privat të cilët, siç tha, me sakrificë të jashtëzakonshme, koncentrim dhe profesionalizëm kanë bërë përpjkje mbinjerëzore që të shpëtojnë jetë. Sipas tij, një vit pas tragjedisë, sistemi shëndetësor vazhdon të përmbledhë mësime, përvoja dhe sfida sistemike.
Duke folur për pasojat afatgjate nga tragjedia, tha se krahas lëndimeve fizike, tek të lënduarit, familjet e tyre, por edhe në komunitet, mbeten edhe gjurmët psikologjike. ër këtë arsye, shtoi se mbështetja psikologjike dhe psiko-sociale është pjesë e përgjigjes shëndetësore.
Aliu potencoi se tragjedia e ka zbuluar nevojën për përforcim plotësues të kapaciteteve në trajtimin e djegieve të rënda, fatkeqësive masive dhe rehabilitimit afatgjatë.
Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë.
Tetë muaj pas aksidentit, 37 të pandehur u ulën në bankën e të akuzuarve, nga të cilët 34 ishin individë dhe tre ishin persona juridikë. Pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, roje sigurie, nëpunës civilë dhe ish-kryetarë komune janë të akuzuar.
- LEXO: Mickoski: Institucionet e Maqedonisë së Veriut reaguan më mirë në Koçan sesa ato zvicerane në Krans Montana
- LEXO: Të martën do të vazhdojë seanca për rastin “Pulse”
- LEXO: Në Kuvend u mbajt mbledhje përkujtimore për tragjedinë në Koçan, familjarët e pakënaqur
- LEXO: Dëshmitari për zarrin në Koçan: Para Koçanit, DNK pati tjetër incident me spërkatësit edhe në Gjevgjeli
- LEXO: Gjykata nuk e pranoi propozimin e avokatëve mbrojtës për të bashkuar procedurat në lidhje me zjarrin në Koçan
- LEXO: Një vit pas tragjedisë në Koçan, nisi kthimi i sendeve personale të viktimave dhe të mbijetuarve
- LEXO: Mbrojtja kërkoi rishikim të aktakuzës për zjarrin në “Puls” dhe tërheqje për një pjesë të policëve