Lavrov paralajmëroi SHBA-në të mos tallen me “vijat e kuqe” të Rusisë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar SHBA-në të mos bëjnë shaka me “vijat e kuqe” të Moskës, raporton KlanKosova.
“Unë nuk do të habitem nga asgjë – amerikanët tashmë e kanë kaluar pragun që i vendosën vetes. Ata janë duke u nxitur, dhe Zelensky natyrisht e sheh këtë dhe përfiton nga kjo”, i tha Lavrov për një televizion rus.
Ai po komentonte një raport në të cilin thuhet se ShBA-sa është afër një marrëveshjeje për të furnizuar Ukrainën me raketa lundrimi me rreze të gjatë JASSM që mund të arrijnë thellë brenda Rusisë, për të cilën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lobuar për një kohë të gjatë, shkruan Skynews.