Laborator i papërdorur, 2.3 milionë euro të paregjistruara në libra dhe vonesa në arkëtim, disa nga vërejtjet e ESHR-së për punën e Byrosë së Metrologjisë
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka dhënë mendim të pafavorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare, si dhe për përputhshmërinë me rregullativën ligjore në punën e Byrosë së Metrologjisë, e cila është në përbërje të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, transmeton Portalb.mk.
Raporti i revizionit për vitin 2024 zbulon një sërë dobësish sistematike, menaxhim të papërshtatshëm material dhe vonesa të konsiderueshme në evidentimin dhe arkëtimin e kërkesave për pagesë.
Revizorët, siç thuhet në raport, kanë konstatuar se ka pasuri të paevidentuar. Pajisjet dhe mjetet në vlerë prej 145.19 milionë denarësh, ose rreth 2.3 milionë euro, të blera në të kaluarën, ende nuk janë regjistruar në librat afaristë për shkak të mosrealizimit të dorëzim-pranimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Gjithashtu, janë konstatuar dallime prej 5.54 milionë denarësh mes inventarizimit dhe kontabilitetit sa u përket mjeteve themelore.
Në raport thuhet se laboratori mobil për testimin e derivateve të naftës dhe pajisjet shoqëruese, të blera në vitet 2019 dhe 2021 në vlerë të përgjithshme prej mbi 62 milionë denarësh, gjatë vitit 2024 nuk janë përdorur fare, pasi Inspektorati Shtetëror i Tregut nuk ka dorëzuar kërkesa për analiza.
Me revizionin është konstatuar se nga gjithsej 182.9 milionë denarë të faturuara për verifikim në vitin 2024, madje 82.09 milionë denarë, përkatësisht rreth 1.3 milionë euro, kanë të bëjnë me kërkesa të parashtruara që në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2023.
„Revizioni konstatoi dobësi në procesin e menaxhimit të lëndëve dhe arkëtimit të shërbimeve, përkatësisht procedurat zhvillohen pa procedurë të brendshme të miratuar, ndërsa nuk janë përcaktuar as afate për shpërndarjen, kontrollin dhe miratimin e lëndëve“, thuhet në raport.
Revizorët kanë konstatuar dobësi edhe në monitorimin dhe kontrollin e të hyrave që Byroja i realizon nga shërbimet për verifikimin e mjeteve matëse, të cilat kryhen nga persona juridikë të autorizuar.
Ata duhet t’i paguajnë Byrosë 20 përqind të vlerës së shërbimeve të kryera të verifikimit, por është konstatuar se pagesat vonohen nga 6 deri në 9 muaj pas përfundimit të tremujorit në të cilin janë kryer shërbimet, gjë që krijon rrezik për arkëtim të vonuar dhe jo të plotë të të hyrave.
Revizioni ka konstatuar gjithashtu se kërkesat për homologim nuk regjistrohen në kontabilitet në kohë. Në vitin 2024 janë regjistruar fatura të lëshuara në vitin 2023, në vlerë prej 2.32 milionë denarësh, ndërsa në vitin 2025 janë bartur kërkesa nga viti 2024 në vlerë prej 1.47 milionë denarësh.
Mangësi është evidentuar edhe gjatë blerjes së materialeve. Për vulat, shenjat dhe ngjitëset e blera në vlerë prej 4.26 milionë denarësh nuk është vendosur evidencë kontabël dhe materiale, edhe pse ato përdoren gjatë kryerjes së shërbimeve për verifikimin e instrumenteve matëse dhe janë bazë për realizimin e të hyrave.
Me revizionin është konstatuar gjithashtu se Byroja nuk ka vendosur evidencë për lejet e lëshuara për tipin e produktit dhe pëlqimet për regjistrim që burojnë nga Ligji për Automjetet, pasi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ende nuk ka vendosur një regjistër funksional të automjeteve për futjen dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve kompetente.
Për tejkalimin e të gjitha këtyre gjendjeve, Enti Shtetëror i Revizionit i ka dorëzuar Byrosë një sërë rekomandimesh.
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka dhënë mendim të pafavorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare, si dhe për përputhshmërinë me rregullativën ligjore në punën e Byrosë së Metrologjisë, e cila është në përbërje të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale.

Enti Shtetëror i Revizionit në raportin e fundit konstatoi se Komuna e Tetovës për vitin 2023 ka fshirë kërkesa për tatim në pronë në vlerë prej mbi 23 milionë denarësh (mbi 370 mijë euro).