Revizioni shtetëror në Maqedoninë e Veriut deri më 1 dhjetor do të pranojë propozime për revizione në vitin 2027-të
Institucionet, organizatat dhe shoqatat qytetarë do të mund të dorëzojnë propozime për revizione në programin vjetor të punës së Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2027-të. Afati për dorëzimin e propozimeve do të jetë deri më 1 dhjetor, transmeton Portalb.mk.
Dorëzimi i propozimeve mund të bëhet në forme elektronike ose në objektin e Entit Shtetëror të Revizionit.
“Në drejtim të avancimit të transparencës dhe përfshirjes së publikut në procesin e përcaktimit të prioriteteve të revizionit, ESHR-ja i fton të gjitha palët e interesuara – institucionet, organizatat, shoqatat e qytetarëve dhe subjektet e tjera të interesuara, që të dorëzojnë propozime për institucione, subjekte dhe fusha për të cilat konsiderojnë se ekziston nevoja dhe interesi publik për kryerjen e revizionit shtetëror”, njoftoi Enti Shtetëror i Revizionit.
Në këtë periudhë, Revizioni do të përcaktojë aktivitetet e revizionit për vitin 2027-të, program i miratuar nga kryerevizori shtetëror dhe i dorëzuar në Kuvendin e RMV-së.