Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”

Në garën e filmave për çmimin ndërkombëtar “Oskar”, Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet me filmin “17” në metrazhin e gjatë. Në garë ishte edhe filmi “Skejtbordingu nuk është për vajza”, transmeton Portalb.mk.

Vendimi është marrë nga Komisioni i përbërë nga Marija Dimitrovska, Antonio Mitriqeski, Dejan Dimeski, Ivan Bartling, Georgi Unkovski, Teuta Ajdini Jeeni dhe Sara Fero.

Filmi kandidat është me regji të Kosara Mitiqit dhe produksion të “Crna Maçka Produkcia”. Ky film deri më tani ka fituar 11 çmime ndërkombëtare.