Kuvendi votoi dy zëvendësministrat e rinj, Mickoski: Jam i bindur se Shabani dhe Sulejmani do të japin kontribut të rëndësishëm
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zgjodhi sot dy zëvendësministra të rinj, duke plotësuar vendet vakante në Ministrinë e Arsimit dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Për zëvendësministër të Arsimit është emëruar Driton Sulejmani, ndërkohë, Admir Shabani është zgjedhur zëvendësministër i Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.
Kryeministri Hristijan Mickosku shpreh i bindur se Admir Shabani do të japë kontribut të rëndësishëm në këtë mision.
“Njëkohësisht, propozoj që për zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të zgjidhet Driton Sulejmani. Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e çdo kombi. Besoj se Driton Sulejmani me punën, energjinë dhe përkushtimin e tij do të kontribuojë në avancimin e sistemit arsimor dhe në zbatimin e reformave që u nevojiten nxënësve, studentëve dhe stafit mësimdhënës”, tha Mickoski.
Sulejmani vjen në këtë detyrë pas dorëheqjes së Lulzim Aliut nga posti, ndërsa Shabani plotëson një pozitë që kishte mbetur e zbrazët prej disa muajsh, pas largimit të Arben Taravarit nga Qeveria.