Dha dorëheqje Lulzim Aliu, zëvendësministri i Arsimit

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu ka dhënë sot dorëheqje nga ky funksion, raporton Portalb.mk.

Ai njoftoi se ka dhënë dorëheqje të pakthyeshme nga kjo detyrë.

“Dorëheqja ime vjen pas një reflektimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se në këtë periudhë është më e përshtatshme të vazhdoj kontributin tim në profesionin tim akademik, në punën time hulumtuese-shkencore, si dhe përkushtimin ndaj familjes”, thuhet në letrën e dorëheqjes dorëzuar kryeministrit të vendit.

Aliu në këtë pozitë ishte i emëruar si kuadër i VLEN-it nga partia Alternativa.

Ky ishte mandati i dyti i Aliuz si zvëvendësministër i Arsimit, këtë funksion e pati kryer edhe në 2022 – 2023, kur koalicionin qeveritar e përbënin LSDM, BDI dhe Alternativa.