Kuvendi i RMV-së i miratoi ndryshimet e Ligjit për objektet e ndërtuara pa leje

Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 85-të, me procedurë të shkurtuar e ka miratuar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje, duke e zgjatur afatin për pesë vjet të tjera, përkatësisht deri në vitin 2031. Pesë vitet shtesë janë dhënë për të përfunduar procedurat për objektet e ndërtuara deri në vitin 2011 dhe formalisht ndryshimet nuk hapin derë të re për kërkesa të reja, por u referohen ekskluzivisht atyre qytetarëve që tashmë kanë paraqitur dokumentacion dhe kanë pritur zgjidhje me vite, raporton MIA.

Ligji u miratua me 67 vota “pro”, pesë “kundër” dhe asnjë abstenim.

Në fillim të këtij muaji, Këshilli drejtues i BNJVL-së i paraqiti një kërkesë Kuvendit, Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit me qëllim që të lejohet zgjatja e afatit për Ligjin për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje deri në vitin 2031.

“NJëherit Këshilli drejtues i BNJVL-së, në seancën e mbajtur më 30 janar të vitit 2026, ndër të tjera, shqyrtoi iniciativën e Komunës së Manastirit (e mbështetur nga disa komuna) për të paraqitur një kërkesë te një propozuesi të autorizuar me qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtimet e paligjshme, vlefshmëria e të cilit përfundon më 3 mars të vitit 2026, dhe për këtë arsye procedurat e zhvilluara para komunave si autoritete kompetente duhet të ndërpriten me forcën e ligjit, në atë fazë në të cilën ndodhen”, thuhet në vendimin ligjor.

Fillimisht, një ligj i tillë u miratua në vitin 2011, ndërsa me ndryshimet e miratuara sot në nenin 5, fjalët “pesëmbëdhjetë vjet” zëvendësohen me fjalët “njëzet vjet”, që tregon kohëzgjatjen e procesit të legalizimit.

Gjatë debatit të përgjithshëm, shumica parlamentare tregoi se ky është një zgjatje teknike, me qëllim që të mos ndërpriten mijëra raste që janë në faza të ndryshime të procedurës.

Ndryshe, propozimi për ndryshimet ligjore në procesin e legalizimit të objekteve pa leje ishte kundërshtuar në fund të vitit 2023 nga shoqëria civile dhe ish-presidenti Stevo Prendarovski.