Kur pritet të përfundojë ndërtimi i kufirit të ri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë?

Kalimi kufitar Markova Noga-Lemos në anën greke duhet të ndërtohet deri në prill të vitit 2028, në vend të fundit të vitit 2027, siç u njoftua në mars të vitit 2025. Sipas njoftimit të Komunës së Prespës, Greqi, kontrata për punimet e ndërtimit dhe peizazhin e stacionit kufitar të Lemos u nënshkrua në prill të këtij viti, që do të thotë se ndërtimi do të fillojë atje prej fillimit, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Afati është 24 muaj, që do të thotë se duhet të përfundojë deri në prill të vitit 2028. Në anën e Maqedonisë së Veriut, deri më tani është ndërtuar rreth 60 përqind e kalimit kufitar të Markova Nogës.

“Projekti ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për funksionimin e qetë të kontrollit policor dhe doganor në kalimin kufitar. Ndërtesat përfshijnë tetë pika kontrolli (sportele), një ndërtesë qendrore dykatëshe, ku kati përdhes do të strehojë shërbimet e kontrollit, ndërsa kati i sipërm do të strehojë ambiente, pastaj një ndërtesë tjetër dhe një parking për automjete”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prespës në Greqi.

Fondet me një total prej afërsisht 14 milionë eurosh për të gjithë projektin sigurohen përmes Bashkimit Evropian (BE), dhe zbatimi po bëhet përmes Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Ndryshe, në qershor të vitit 2025-të filluan punimet edhe në anën greke te vendkalimi i ri kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Ndryshe, përmes projektit BorPress2 planifikohet ndërtimi i pikës së re kufitare ndërmjet këtyre dy shteteve, gjegjësisht ndërmjet Markova Nogës dhe Lemosit. Përmes këtij kalimi, do të zvogëlohet rruga nga 2 orë në 40 minuta.

“Projekti filloi më 14 shkurt të vitit 2025 dhe është planifikuar të zgjasë 36 muaj, duke përfunduar më 13 shkurt të vitit 2028”, premtoi MPB-ja.

Ndryshe, në qershor të vitit 2024, ish kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras i dhanë Çmimin e Paqes “Prespa” ndërmjetësuesit në negociatat për emrin Matthew Nimitz. Në shtator, Tsipras ka marrë çmimin e paqes “Nikos Nikoforidis” për Marrëveshjen e Prespës.

Kujtojmë se, ndryshimi i emrit të shtetit buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve. Të dy shtetet së fundmi i kishin dëmtuar raportet bilaterale pasi presidentja Siljanovska-Davkova nuk tha emrin kushtetues të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut, por vetëm Maqedonia, në inaugurimin në Parlamenti më 12 maj, për të cilin gjest ambasadorja greke Philippidou u largua nga salla plenare. Presidentja më pas nënshkroi deklaratën solemne në të cilën shkruhej Republika e Maqedonisë së Veriut.