KRRE për 15 muaj ka dhënë 400 leje për centrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme

Katërqind termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme janë të lidhura në rrjet dhe kanë fuqi prej 191.6 megavat, që është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e amvisërive me konsum mesatar prej dhjetë qyteteve: Ohri, Tetovë, Kratovë, Krushevë, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë, Resnjë, Dojran, Dibër dhe Vinicë, transmeton Portalb.mk.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka lëshuar licencat për këto 400 termocentrale në 15 muaj.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, thotë se KRRE në tremujorin e parë të vitit 2023 ka lëshuar licenca për 133 termocentrale fotovoltaike me kapacitet 39.4 megavat.

“Nëse shikohet në mënyrë kumulative me vitin paraardhës, kur filloi i ashtuquajturi Eldorado për investime në burimet e rinovueshme, në vend në rrjet janë përfshirë objekte me kapacitet të instaluar 191.6 megavat, të cilat mund të plotësojnë nevojat e afro 76 mijë familjeve me konsum mesatar, gjegjësisht mund të sigurohet energji elektrike për familjet e dhjetë qyteteve. Për të shfrytëzuar energjinë nga dielli gjatë orëve të natës, jemi në fazën e hartimit të rregullave që do të rregullojnë procedurën e vendosjes së baterive, para së gjithash si plotësuese, por edhe një pjesë e veçantë e çdo centrali të ndërtuar”, thotë Bislimoski.

Në vitin 2022, KRRE ka lëshuar licenca për gjithsej 267 termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me një kapacitet total të instaluar prej 152.2 megavat. Prej tyre, 106,5 megavat janë nga termocentralet fotovoltaike, ndërsa 36 megavat janë nga termocentralet me erë, 7,2 megavat janë nga hidrocentralet e vogla dhe 2,5 megavat janë nga termocentralet e biogazit.

Kujtojmë se termocentralet janë fabrikat që prodhojnë më së shumti energji elektirke në Maqedoninë e Veriut, derisa 99.8 % e thëngjillit në vend shfrytëzohet për këtë qëllim.

Prodhimi i përgjithshëm bruto i energjisë elektrike: termocentralet (57.3 %), hidrocentralet (25 %), termocentralet e kombinuara (14.8 %), turbinat e erës (2.1 %), centralet e biogazit (0.6 %) dhe centralet diellore (0.2 %).

“Në janar 2023, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 709 217 МWh energji elektrike, 33.294 mil. nm3 gaz natyror, 564 355 ton qymyr dhe 105 213 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.