RMV, çmimi i energjisë elektrike gjysmën e dytë të vitit 2022 ishte 12.6% më i lartë se gjysmën e parë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (EShS), në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2022, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 6.486 denarë për KWh, që paraqet rritje për 12.6 % krahasuar me gjysmëvjetorin e parë të vitit 2022, transmeton Portalb.mk.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, sillet nga 8.921 deri në 19.802 denarë për KWh sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, sillet prej 83.766 deri në 90.712 denarë për nm3 sipas grupeve të komsumatorëve.

Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për amvisëri është 95.989 denarë për nm3.

Ndryshe, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dje njoftoi rikthimin e mundshëm të tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike nga 1 korriku. Ai tha se për këtë çështje janë duke diskutuar me Komisionin Rregullator të Energjisë, duke u nisur nga fakti se shteti do të ketë tepricë të energjisë elektrike që do ta prodhojë nga maji deri në tetor të këtij viti.

LEXO: Nga 1 korriku mund të kthehet tarifa e lirë e rrymës nga ora 14-16, paralajmëroi Bekteshi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button