Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi, mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara

Prokurori turk në Ankara ka urdhëruar paraburgimin e 36 të dyshuarve, përfshirë kryetarin e bashkisë së një lagjeje të kontrolluar nga opozita në Ankara, si pjesë e një hetimi mbi akuzat për ryshfet dhe manipulim ofertash, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Autoritetet kanë ndaluar 27 prej të dyshuarve, ndërsa hetimet vazhdojnë për pjesën tjetër, tha zyra e prokurorit në një deklaratë.

Në një postim në platformën e rrjeteve sociale ‘X’ kryetar i lagjes Çankaya të Ankarasë, Huseyin Can Guner tha se i kishte informuar autoritetet për vendndodhjen e tij dhe kishte vënë në dispozicion një çelës të dyfishtë të shtëpisë së tij për oficerët e policisë që kryenin hetimin, ndërsa ai vetë po kthehet në Ankara.