Rasti TNT, prokuroria dhe mbrojtja e Gruevskit dhe Janakievskit kërkuan nga Apeli të vendosë për vjetërimin e lëndës

Apeli i Shkupit ia kaloi topin Gjykatës Penale të Shkupit. Pritëm dy muaj që të korrigjonin gabimet në përpilimin e aktgjykimit për rastin TNT dhe vetëm pas thirrjeve emergjente na kthyen një lëndë të paplotë, transmeto Portalb.mk.

Biznesmeni Fiat Canoski dje akuzoi se gjyqtari i Apelit Gjoko Ristov po e zvarrit lëndën me keqpërdorime për t’u vjetruar, që të mos arkëtojë dëmet prej 11 milionë eurosh për shembjen e kompleksit Kosmos në vitin 2011.

Gjyqtari Ristov në seancën e sotme publike për rastin tha se kanë pritur 2,5 muaj për të kthyer një lëndë të plotë dhe korrekte nga Gjykata Penale. Ndërkohë që kanë kthyer korrigjimet, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat mund ta bëjnë çështjen që të vjetërohet.

Për rrënimin, fillimisht u dënuan Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Toni Trajkovski dhe Elizabeta Najdovska me burgim, si dhe kompensim të dëmit prej 11 milionë euro. Avokatët e tyre tani po i kërkojnë gjykatës të shpallë vjetërimin.

Pronari i kompanisë Fiat Canoski akuzoi për precedent gjyqësor në Gjykatën e Apelit dhe pretendoi se rasti “TNT” po mbaron, në mënyrë që kompania të mos marrë dëmshpërblim prej 11 milionë eurosh,

“Gjyqtari raportues dhe kryetari i këshillit, Gjoko Ristov, në vend që të veproj[ në përputhje me dispozitat e Ligjit për procedurë penale (LPP) për lëndën dhe të caktojë një termin të brendshëm për konsultim dhe votim të lëndës, ai caktoi seancë publike për datën 06.11.2023, të gjitha me një qëllim të vetëm, duke e ditur se nëse mbahet, atëherë Këshilli do të duhet të marrë vetëm një vendim të vetëm – të vendosë vjetërimin e ndjekjes penale ndaj të pandehurve dhe “FINE” përgjithmonë të mbeten pa kompensimin e saj prej 11 milionë eurosh”, tha Canoski.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Penale, Canoski duhet të marrë kompensim prej gati 11 milionë euro për shkak të rrënimit të kompleksit.

Rasti “TNT” ka të bëj me rrënimin e ndërtesës “Kosmos” nën pronësi të biznesmenit Fiat Canovski.

Në vitin 2015-të, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, aso kohe në opozitë, filloi të publikojë “bomba“, gjegjësisht materiale të përgjuara të cilat i kishte marrë nga Shërbimi Sekret i RMV-së, dhe në të cilat dëgjoheshin krimet e pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së.

Në disa përgjime të publikuara nga Zaev, dëgjohet ish kryeministri Gruevski duke i thënë ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

Prokuroria Speciale ngriti akuzë në vitin 2016-të kundër Gruevskit, Janakieskit, kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski në vitin 2016-të për përfshirje në rrënimin e qëllimshëm të objektit për arsye politike. Procesi gjyqësor filloi në vitin 2017-të.