Kombëtarja bën bashkë shqiptarët nga trevat, qindra tifozë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri
Në ditën e festës për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit për kualifikimin në Evropianin që zhvillohet në Gjermani, për ndeshjen e fundit Qindra shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë kaluar këtë të hënë pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës për të qenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen me Ishujt Faroe, raporton EN.
Nga kjo pikë kalimi kufitare kanë kaluar edhe shumë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, enkas për festën e kësaj nate për futbollin shqiptar.
Burime zyrtare bëjnë më dije se vetëm këtë të hënë nga Qafë Thana kanë hyrë me tepër se 1750 shtetas, 500 prej të cilëve kanë deklaruar se vijnë për të parë ndeshjen e fundit kualifikuese të Shqipërisë.
Burime të stacionit policor të Qafë Thanës thanë se policia kufitare dhe jo vetëm ka ushtruar kontrolle të imta për gjithë mjetet e tifozëve shqiptarë të cilët kanë hyrë në vendin tonë.
Ndryshe, Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të siguron pikë të mjaftueshme për t’u kualifikuar në kampionatin më të rëndësishëm të futbollit në Evropë. Shqipëria deri më tani ka arritur të kualifikohet vetëm një herë në Kampionatin Evropian, në EURO 2016.