Zyrtarisht Shqipëria u kualifikua në EURO 2024

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të shënon gol në pjesën e parë të ndeshjes kundër Moldavisë, ndeshje e rëndësishme për kualifikimin në Kampionatin Evropian EURO 2024, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e 25-të për Shqipërinë shënoi sulmuesi Sokol Cikaleshi përmes penaltisë. Pjesa e parë u përmbyll me rezultat 0-1.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, pas shumë aksioneve në të dy anët, futbollistët e Moldavisë arritën të barazojnë në minutën e 87-të. Me rezultatin 1-1 mbaroi kjo ndeshje.

Me këtë rezultat, Shqipëria do të ketë 14 pikë, pikë të mjaftueshme për t’u kualifikuar në kampionatin më të rëndësishëm të futbollit në Evropë. Në pozitën e dytë gjendet Çekia me 11 pikë, ndërsa Polonia me 10 pikë.

Në këtë grup gjendet edhe Moldavia me 10 pikë dhe Ishujt Faroe me 1 pikë. Kjo e fundit do të luan kundër Shqipërisë në ndeshjen e ardhshme më 20 nëntor, duke llogaritur që kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit në këtë grup.

Ndryshe, Shqipëria deri më tani ka arritur të kualifikohet vetëm një herë në Kampionatin Evropian, në EURO 2016.