Këtë pasdite, qytetarët e RMV-së do të marrin mesazh testues paralajmërues SMS në raste të krizave

 

Sot, gjatë orëve të pasdites, qytetarët do të marrin mesazh testues SMS nëpërmjet sistemit të transmetimit celular, me qëllim kontrollimin e aftësive teknike për dërgimin e njoftimeve dhe alarmeve masive në raste situatash krize, transmeton Portalb.mk.

Ky është një sistem që lejon dërgimin e mesazheve emergjente tek të gjithë përdoruesit e telefonisë celulare të vendosur në një zonë të caktuar gjeografike, pavarësisht nga operatori celular.

Qëllimi është informimi në kohë dhe efikas i popullsisë në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh, fenomenesh të rrezikshme të motit ose situatash të tjera emergjente.

Krijimi i këtij sistemi është nevojë kombëtare dhe njëkohësisht një detyrim ligjor në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian, të cilat kërkojnë që të gjitha vendet të kenë një mekanizëm për informimin dhe alarmimin masiv të qytetarëve në kohë krize.