Këta janë zv.ministrat në qeverinë teknike të udhëhequr nga Talat Xhaferi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite zgjodhi zëvendësministrat në Qeverinë kalimtare, e cila para zgjedhjeve parlamentare të këtij viti do të udhëhiqet nga Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

Përveç zëvendësministrave në 16 resorët e Qeverisë, janë zgjedhur edhe zëvendësministrat plotësues në pesë ministri.

Zëvendësministra:

  1. Tiron Jajaga, zv.ministër i Mbrojtjes
  2. Nazim Bushi, zv.ministër i Punëve të Brendshme
  3. Viktorija Avramovska-Madiq zv.ministre e Drejtësisë
  4. Xhabir Doko zv.ministër në Ministrinë për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve
  5. Fatmire Isaki zv.ministre e Punëve të Jashtme
  6. Filip Nikolloski zv.ministër i Financave
  7. Zoran Manevski zv.ministër i Ekonomisë
  8. Vjollca Berisha zv.ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
  9. Maja Manoleva, zv.ministre e Shëndetësisë
  10. Agim Nuhiu zv.ministër i Arsimit dhe Shkencës
  11. Enver Husejin zv.ministër i Punës dhe Politikës Sociale
  12. Miki Krstev zv.ministër i Vetëqeverisjes Lokale
  13. Onur Ali zv.ministër i Kulturës
  14. Aleksandar Bajdevski zv.ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
  15. Bekim Rexhepi, zv.ministër i Transportit dhe Lidhjeve
  16. Hristina Oxhaklieska zv.ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Zëvendësministra plotësues:

  1. Mitko Bojmacaliev zv.ministër plotësues i Punëve të Brendshme
  2. Jovanka Trençevska zv.ministër plotësues i Punës dhe Politikës Sociale
  3. Elena Petrova zv.ministër plotësues i Financave
  4. Stefan Andonovski zv.ministër plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës,
  5. Cvetan Tripunovski zv.ministër plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Ndryshe, me 65 vota “për” dhe 3 “kundër” sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e votoi përbërjen qeverisë teknike, e cila do të duhet t’i organizojë zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale në 100 ditët e ardhshme. Në krye të Qeverisë, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut u zgjodh një shqiptar, Talat Xhaferi, i cili erdhi në këtë pozitë nga pozita e kryetarit të Kuvendit