Kallëzim penal ndaj truprojës së zëvendësministrit të MPB-së, rrahu kolegun e tij në spitalin e Shkupit

Ndaj truprojës në MPB është paraqitur kallëzim penal për shkak se ka rrahur një koleg polic gjatë përcjelljes së të dënuarit nga burgu i Idrizovës, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një personin S.S., i punësuar në Departamentin për sigurimin e personave dhe objekteve të caktuara, i cili ishte sigurim i zëvendësministrit në MPB. Ndaj tij në MPB do të nisë procedim disiplinor për shkelje të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës, njoftoi MPB.

Ngjarja ka ndodhur më 28 tetor 2023 në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.