Juventus transferoi talentin nga Mali i Zi

Juventus ka kompletuar dokumentacionin për transferimin e Vasilije Adzic, që njihet si ndër talentët më të mëdhenj të Malit të Zi, shkruan gazetari Fabrizio Romano, raporton KlanKosova.

Mesfushori i lindur në vitin 2006, do të udhëtojë në Torino gjatë ditës së martë, për të kompletuar testet mjekësore e pastaj të mërkurën edhe nënshkrimin e kontratës.

Adzic do të jetë prezent në stadium në ndeshjen e radhës të Juventus që e zhvillon kundër Sassuolos ditën e martë.