Netanyahu: Izraeli do të injorojë vendimin e gjykatës që urdhëron armëpushimin në Gaza

Izraeli do të vazhdojë luftën e tij kundër Hamasit deri në fitore dhe nuk do të ndalet nga askush, duke përfshirë gjykatën botërore, ka thënë kryeministri Benjamin Netanyahu në një fjalim të shtunën, raporton ABC.

Netanyahu foli pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mbajti dy ditë seanca dëgjimore mbi akuzat e Afrikës së Jugut se Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve, një akuzë që Izraeli e ka hedhur poshtë si të rreme dhe hipokrite.

Afrika e Jugut i kërkoi gjykatës të urdhërojë Izraelin që të ndalojë ofensivën e tij të ajrore dhe tokësore në një hap të përkohshëm.

“Askush nuk do të na ndalojë, as Haga, as boshti i së keqes dhe askush tjetër,” tha Netanyahu.

Çështja para gjykatës botërore pritet të vazhdojë me vite, por një vendim për hapat e përkohshëm mund të vijë brenda javësh.

Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme, por të vështira për t’u zbatuar. Netanyahu e bëri të qartë se Izraeli do të injoronte urdhrat për të ndalur luftimet.

Izraeli ka qenë nën presionin ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës, e cila ka vrarë më shumë se 23,000 palestinezë në Gaza.