RMV, dhunë para shkollës në Gostivar, 11-vjeçari është sulmuar dhe kërcënuar pas mësimit
Një i mitur 11-vjeçar dje para shkollës fillore në rrugën “Vëllezërit Bllazheski” në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga një 16-vjeçar dhe i cili i ka drejtuar edhe kërcënime, njofton Portalb.mk.
“Më datë 16.10.2026 në orën 20:25 në Stacionin Policor Gostivar, F.T. ka denoncuar se po atë ditë rreth orës 11:40, pas përfundimit të mësimit, djali i saj i mitur 11-vjeçar ndërsa po lëvizte para shkollës fillore në rrugën “Vëllezërit Bllazheski” në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga një i mitur 16-vjeçar, i cili i ka drejtuar kërcënime për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes nxënësve me një fëmijë tjetër” informuan nga SPB Gostivar.
I mituri ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore Gostivar, me ç’rast po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.